Holanda ka një rritje të madhe të punonjësve të shëndetësisë të konfirmuar me Covid-19.
Rreth 26% e rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Holandë janë personel shëndetësor.
Atje janë shënuar deri më tani në total mbi 25 mijë raste.
Instituti për Shëndetin Publik tha se ky numër i madh rastesh ku përfshihen edhe ata të personelit mjekësor, është për shkak të rritjes së testimeve.
Instituti i Shëndetit Publik shtoi se numri i prekur i stafeve mjekësore varion nga rajoni në rajon./tvklan.al