Familja e moderatores Ermira Çausholli ndodhet në Gjermani për të ndjekur ndeshjet e kombëtares. Me shumë emocion, moderatorja përshkruan atmosferën dhe ndjesitë që po përjetojnë të gjithë së bashku dhe solidaritetin që ka vënë re midis tifozëve.
Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, atë e shoqëruan fillimisht dy vajzat e vogla, Dian dhe Solara. Vetëm pak minuta më vonë iu bashkua edhe Luna me energjinë e saj duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”. Duke kujtuar mbrëmjen e së shtunës, vajzat kanë ndarë edhe përjetimin e tyre teksa Luna zbulon se ka shpërthyer në të qara në momentin e golit të Bajramit.
Dian: Isha e lumtur dhe pak e mërzitur në të njëjtën kohë.
Agida Koçi: Pati ndonjë lot të vockël nga Diani atë mbrëmje?
Dian: Jo.
Ermira Çausholli: Luna qau ujë.
Luna: Unë e kisha për herë të parë që… Shqipëria shënoi gol aq shpejt. Unë qava me kokërr të lotit nga emocioni i madh. Nuk e di si qava aq shumë, por sinqerisht ishte diçka e mrekullueshme, një emocion i paharrueshëm. Unë do të doja ta provoja prapë.
Dian: Ne sa kishim mbaruar së kënduari himnin kombëtar dhe ishim shumë afër portës ku u bë goli. I them Lunës ma rregullo pak këtë videon e himnit, doja ta hidhja në kohë reale. Unë nuk mbahem për ndonjë përdoruese shumë e mirë e rrjeteve, gjërat i hedh shumë kohë më vonë, aq sa mendoj se u poqën, se u bënë gati por atë të himnit doja ta hidhja në kohë reale. Në momentin që po rregullonim videon, u bë goli. Edhe e pamë, edhe nuk e pamë, edhe e besuam, edhe nuk e besuam. Në një moment, fillon Luna të qajë dhe unë me telefon në dorë i drejtohem Lunës për ta xhiruar dhe ndërkohë me timen e xhiroja unë Lunën, por nuk e kisha shtypur ‘play’. Keni humbur një super video./tvklan.al