Edhe Presidenti amerikan, në detyrë, Barack Obama ka folur për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve. Në një konferencë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Obama siguroi se do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit.
“Unë kam folur me Trump dje duke e uruar për fitoren dhe duke e ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar.
Tranzicioni paqësor është shenjëe e demokracisë dhe e do ia tregojmë këtë gjë botës. Ne ditën pas zgjedhjeve jemi të gjithë ne të njëjtën skuadër, as demokrate as republikane por amerikane dhe duam me të mirën për këtë vend. Vendit i duhet unitet, rregull dhe respekt për njëri-tjetrin.
I thashë skuadrës time sot ta mbanin kokën lart sepse puna e mrekullueshme që kanë bërë u ka kërkuar shumë vëmendje për ta kryer dhe duhet të jenë shumë krenarë për veten e tyre dhe çdo gjë që kanë bërë.
Duhet të punojmë fort për ta perfeksionuar këtë vend.
Natyra e fushatave është e vështirë, e zhurmshme e jo gjithmonë frymëzuese.
Për personat që hynë në politikë për herë të parë dhe u përballën me humbjen, dua t’ju them të kenë kurajë sepse çdo gjë ia ka vlejtur
Një herë humb një argument e një herë zgjedhjet. Unë i kam humbur më parë zgjedhjet. Kështu funksionon politika. Ndonjëherë përpiqemi t’i bindim njerëzit që kemi të drejtë, që ata të na votojnë e me pas humbim, që të mësojmë nga gabimet tona e të përpiqemi më shumë herën tjetër.
S
hpagimi do jetë i vlefshëm për një demokraci funksionale.
Kam besim se ky udhëtim i mrekullueshëm si popull amerikan do vazhdojë dhe presidenti i ardhshëm do jetë i suksesshëm.
Jemi të gjithë në të njëjtën skuadër. Faleminderit të gjithëve!/tvklan.al