Takimi mes Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit, vazhdon të jetë tema më e diskutuar mes vajzave të spektaklit “Love Story” në TV Klan.
Programi i përditshëm “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ka zbuluar disa nga prapaskenat gjatë hapësirës publicitare dhe përfundimit të show-t.
Enxhi ka theksuar se vajzat janë xheloze dhe se të gjitha do të donin ta preknin nga pak. Më tej ajo thotë se nuk e priste një reagim kaq të madh prej tyre.
“Janë xheloze, do donin të gjitha ta preknin nga pak, por bëjnë kot. Pse bëheni kaq të cekët. Tek pjesa e materializimit kush është pak i zgjuar i kupton ato që po thoja unë. Nuk prisja një boom kaq të madh”, është shprehur Enxhi.
Ndërkohë, Enxhëll ka thënë me kunj se Enxhi di çfarë do.
“Enxhi di çfarë do, i bën zgjedhjet vet. Mos qesh, nuk është për të qeshur”, ka thënë Enxhëll, teksa ndodhej bashkë me Arjanën dhe Suelën.
Nga ana tjetër, Arjana ka vijuar me zemërimin e saj, teksa është shprehur se edhe ajo di të bëjë masazh shumë mirë.
“Un di të bëj masazh shumë mirë. Saimiri u lodh shumë atë ditë duke notuar, duke lozur me ne. Kapi hodhi Flavian. Obobooo e futi brenda Saimirin ajo, hajde moj këtu ti!”, ka thënë Arjana, ndërkohë që njëra nga vajzat siç duket e mori Saimirin veç./tvklan.al