Ditët e nxehta të parashikuara nga sinoptikanët mund të ndikojnë në përhapjen e zjarreve në pyje.
Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, shprehet se nga ana e dikasterit qe ai drejton janë marrë të gjitha masat për ndërhyrjen në kohë në çdo lloj situate, deri në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë.
Alfred Olli: “Pra edhe shërbimi italian dhe shërbimi grek janë brenda kontratave që kemi nënshkruar, brenda marrëveshjeve që kemi nënshkruar për të përballuar situata të vështira dhe delikate në fushën e zjarreve në pyje sidomos”.
Dy shtetet fqinje do të na ndihmojnë me mjetë për shuarjen e zjarreve nga ajri, në rast nevoje./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami