Grupet e punës që do të merren me vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet ne veriperëndim te vendit janë mbledhur sot ne Shkodër, ku dhe janë njohur me planin e veprimit për verifikimin e dëmeve ne terren.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, kërkoi nga ekspertet kryerjen ne mënyrë sa me efikase dhe transparente te procesit.
Alfred Olli: “Ne duam një proces komplet transparent. Ju në bashkëpunim me njësitë vendore, me banorët e dëmtuar të vlerësohet ajo që është dëmtuar vërtet me ato çmime që janë efektive në tregun shqiptar sot dhe për të plotësuar ato nevoja dhe kërkesa që kanë banorët e zonës së përmbytur.”
Olli tha se përfundimi i verifikimit te dëmeve nuk duhet te zgjasë me shume se dy jave. Me pas banoret do t’u drejtohen sporteleve te bankave për te marre kompensimin.
Alfred Olli: “Kemi lënë një afat prej dy javësh për të përfunduar të gjithë procesin. Besoj se ky afat është i pranueshëm dhe i realizueshëm nga ana jonë. Dëmshpërblimi i banorëve të zonës do të bëhet me numër llogarie bankare. Shmang çdo lloj keqkuptimi me ta hapja e një llogarie bankare. Shuma që i takon nëpërmjet llogarisë bankare do ta ketë personale pastaj më vonë”.
Faza e post emergjencës, siç e cilësoi Olli, do te menaxhohet nga Këshilli i Qarkut ne Shkodër. 9 grupe ekspertesh, te përbërë nga 13 përfaqësues te institucioneve qendrore dhe vendore do te verifikojnë, demet ne te mbjella, bagëti, shtëpi banimi dhe orendi./tvklan.al