Heqja e vizave të vendeve të Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë mund të ndodhë brenda 6-mujorit të parë të këtij viti. Kështu ka deklaruar Komisioni Europian për zgjerimin Olli Rehn gjatë një konference të mbajtur në Bruksel lidhur me politikat e BE. Rehn tha se të gjitha vendet të cilat kanë ecur përpara me reformat, do të mund të përfitojnë një regjim të lëvizjes pa viza në vendet e familjes europiane.
“Ndoshta në gjysmën e parë të këtij viti do të jemi në gjendej të heqim vizat me Ballkanin- tha Rehn.
Nga ky veprim pritet te arrijnë të përfitojnë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, dhe Mali i Zi.
Edhe më parë BE kishte deklaruar se prioriteti për këtë vit do të jetë heqja e regjimit të vizave sidomos sa i takon vendeve të Ballkanit. Vetëm pak ditë më parë Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi arritën të nënshkruajnë marrëveshjen për liberalizmin e vizave. Ndërkohe, ministri ynë i jashtëm Lulzim Basha, deklaroi pak ditë me parë nga Brukseli se kjo ishte një lëvizje që pritej të ndodhte sa më parë./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj