Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka zhvilluar takime me zyrtare te lartë dhe kongresmenë amerikan.
Xhaçka u takua edhe me përfaqësues të kompanisë amerikane, Lockheed Martin, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë në muajin nëntor të vitit të kaluar për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare.
Gjatë takimit, ministrja Xhaçka u shpreh e interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri.
Tv Klan