Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rivjen në Teatrin e Operës dhe Baletit në datën 9 Shkurt pas suksesit në sezonin e kaluar opera “Trovatore”. Kjo opera me katër akte, dramë lirike, mbetet një nga kryeveprat operistike botërore dhe një nga kryeveprat e Verdit, së bashku me “Traviatën” dhe “Rigoleton”.

Për herë të parë “Trovatore” është vënë në skenë, në teatrin Apollo të Romës, në 19 Janar të 1853. Në skenën e TOB, “Trovatore” është shfaqur si premierë në vitin 1991, nën regjinë e Nikolin Gurakuqit. Ajo është rivënë në skenën e TOB, pas një periudhe të gjatë, pikërisht në Nëntor të 2002, sërish nën regjinë e Gurakuqit, ku pati një numër rekord spektatorësh gjatë tre netëve të shfaqjes së tij.

Pas kërkesave të shumta të artdashësve “Trovatore” rivjen në datat 9, 12 dhe 15 Shkurt 2003, nën drejtimin e dirigjentit italian Giorgio Croci, gjithashtu interpreton në rolin kryesor të Manrikos, një nga tenorët e famshëm italian me famë boterore Mario Malagnini, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri. Të tjerë interpretues janë baritoni bullgar Niko Isakov, artistët shqiptarë Irini Nikolla, Edit Mihali, Sonila Baboçi, Ylber Gjini dhe mes tyre Shpresa Spaho, që aktualisht jeton e punon në Itali si soprano.

Opera “Trovatore” vjen sërish në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora