Klinika private KEIT në Tiranë është tashmë e njohur prej shumë vitesh për operacionet të ndryshme estetike.
Drejtuesi i saj Skerdi Faria, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar edhe një rast ndoshta të padëgjuar në vendin tonë.
Ai tregoi se një kuzhinier që punon në një televizion italian, e kanë transformuar tërësisht nga mashkull në femër.
“Do të them një histori të një kuzhinieri, shefi kuzhine, që ka punuar dhe punon akoma në Rai 1, ka ardhur, nga mashkull është transformuar në femër tek ne. Është shefi i kuzhinës të emisionit të Rai 1 dhe ka shkruar dhe një libër ku ka përmendur edhe historinë e KEIT, më ka bërë një dedikim mua në këtë libër”, tha Skerdi Faria.
Ndër të tjera ai tregoi gjithashtu se në klinikën KEIT kryhen rreth 300 operacione estetike në muaj nga mjekë të huaj, teksa kërkesa më e madhe është ajo për rimodelim hunde.
/tvklan.al