Dëshira për të patur gjithnjë pranë fëmijët është shumë e madhe dhe prindërit e kanë të vështirë shkëputjen prej tyre. Doktori i njohur Skerdi Faria ndau me “Shije Shtëpie” në Tv Klan një përvojë personale sesi e ka menaxhuar ai shkëputjen nga familja dhe më pas, qëndrimin e fëmijëve pranë saj.

Mjeku tha se kur emigroi në Itali për studime, u bashkua brenda një kohe të shkurtër me familjen dhe shtëpia e prindërve ndodhet mjaft pranë të së tijës. Nga ana tjetër, vajzën nuk e lejon që të largohet në SHBA për studime edhe pse vetë ka patur të njëjtën përvojë.

Skerdi Faria: Unë jam djalë i vetëm dhe kur ika në Itali, jam martuar para se të ikja në Itali në ’97-ën…

Almeida Xhaferri: Fëmijë i vetëm doktor apo djalë i vetëm?

Skerdi Faria: Fëmijë i vetëm. Prindërit e mi pasi më bënë thanë më mirë se kaq nuk bëhet më, kaq, është pronë e UNESCO-s. Unë isha mësuar në një fmailje ku të gjithë bashkë në fund të fundit, ku prindërit qëndrojnë me fëmijët. Kur ika vetë,  pas 1 viti e gjysmë, dy vitesh, mora edhe prindërit e mi dhe prindërit e mi, familjen e kam në Romë, jetojnë afër familjes time, 500-600 metra janë, takohemi çdo ditë atje. Fëmijët e mi janë edukuar, i kemi rritur me këtë frymën e lidhjes me familjen, me gjshërit, gjyshërit ata i kanë rritur dhe i kanë edukuar atje në mes të Romës, në mes të Italisë. Edukatën që u  kam dhënë edhe fëmijëve të mi është që jam përpjekur që ata të qëndrojnë të lidhur, mos të largohen larg. Ime bijë dikur më thoshte dua të shkoj të studioj në Amerikë, jo, ke për të studiuar në Romë i thosha.

Ermelinda Ndoja: Paçka se ti doktor ke zgjedhur vetë të largohesh, e more familjen me vete, vajzës i ke vënë kusht, “nuk mund të largohesh?”

Skerdi Faria: E di që po të ikë ime bijë në Amerikë nuk është se më merr me vete mua dhe unë nuk është se kam ndërmend të shkoj./tvklan.al