Arrestohet në Kosovë Arben Lamçja, pjesë e urdhër arresteve të fundit të SPAK që goditi grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan. Policia Shqiptare ka siguruar informacionin për vendndodhjen e tij dhe më pas ia ka dërguar policisëë së Kosovës.
Arrestimi i Lamçes është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.
Njoftimi i Policisë:
Në sajë të një pune të mirëfilltë profesionale, sot më datë 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori pêr Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.
Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal.
/tvklan.al