Uragani ‘Ophelia’ që i është drejtuar ishujve britanikë ka regjistruar viktimën e parë në Irlandë.
Sipas mediave, e vdekur ka mbetur një grua, për shkak se disa pjesë të një peme ranë në makinën e saj. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër që po udhëtonte me të.
Rreth 120,000 shtëpi janë pa energji elektrike në Irlandë, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Sipas autoriteteve, ‘Ophelia’ ka zbritur në një uragan të kategorisë së parë dhe është llogaritur që do të vazhdojë të dobësohet gradualisht.
Meteorologët parashikojnë se stuhia do t’i drejtohet Skocisë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për njerëzit që të qëndrojnë brenda shtëpive derisa stuhia e rrezikshme të kalojë, duke paralajmëruar se priten erëra më të fuqishme.
/tvklan.al