Përtej përgjimit të “dosjes 339”, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk i shpëtoi as pyetjes se cila është arsyeja që iu refuzua viza amerikane. I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari, Dako e pranoi që i është refuzuar viza, pasi ai nuk kishte plotësuar dokumentacionin e duhur, ndaj i erdhi përgjigjia negative.

Vangjush Dako:

Është e vërtetë që më është refuzuar viza, kam shkuar. Kam qenë diku vitin e kaluar, në Shtator-Tetor. Bëmë të gjithë procedurat, shkuam për intervistë dhe më bënë disa pyetje. Ajo përtej sportelit atje pasi mori shenjat e gishtave me tha, sa shtëpi dhe sa makina ke? Dy shtëpi dhe tre makina, i thashë. Ktheu mbrapsht tha dhe do të merrni përgjigje.

Brenda 24 orëve me erdhi me DHL një shkresë, ku ishte refuzimi, shikoni nenin 233 G, ku shkruhej se ishte refuzimi i pjesshëm dhe mund aplikoni pas 6 muajsh, pa pagesë për arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dokumentet. Nuk shkova se thashë do fillojnë përsëri këta, o nuk mori vizë, o nuk mori vizë. Dhe nuk shkova më.

/tvklan.al