Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia merr udhëzime vetën nga ligji dhe jo nga Kryeministri apo edhe vetë Ministri.

“Policia nuk merr udhëzime as nga Kryeministri, as nga Ministri. Policia merr udhëzime nga ligji”,

u shpreh Lleshaj, i pyetur këtë të martë në lidhje me Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Pasditen e së hënës, në një prononcim për gazetarët, ishte kreu i PD, Lulzim Basha  i cili deklaroi se po përgatitej arrestimi i Dakos, ndërsa paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se kjo nuk e shpëtonte nga përgjegjësia politike e vjedhjes së votave.

Sa i përket akuzave për deklarata politike të policisë përpara protestës së opozitës, Ministri i hodhi poshtë ato, duke theksuar se çdo deklaratë e policisë, i shërben sigurisë.

“Nuk ka asnjë deklaratë politike, të gjitha deklaratat e dhëna para protestës, gjatë apo pas saj, janë deklarata që i shërbejnë sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës dhe të sigurisë publike. Dhe nuk është masë drastike dhe mbyllja e valëve telefonike, kur bëhet në mbarëvajtje të sigurisë të gjithë protestës, apo të pjesëmarrësve të saj dhe jo pjesëmarrësve të saj “./tvklan.al