Partia Demokratike vazhdon kërkesën e saj për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Albana Vokshi tha se kryeministri Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon.

Dako autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat. Duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. 

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë  vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”. /tvklan.al