Parada ushtarake e 90 vjetorit të krijimit të forcave të armatosura të Shqipërisë ka mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” qindra kryeqytetas. Pas shkëputjes prej një 10 vjecari të paradave të dikurshme të Majit kureshtarë të këtij aktiviteti kanë qënë jo vetëm nostalgjkët por edhe të rinj të cilët për herë të parë kanë marrë pjesë në një ceremoni të tillë.

Madhështore sepse e kryesuan veteranët e luftës antifashiste nacional clirimtare. Kuadrati i parë do të na kënaq shumë, ashtu si cdo na kënaqin të gjitha paradat që do të vijnë pas kësaj”

Gazetarja: Keni nostalgji ndopak për paradat e dikurshme?

Mua më erdhi më shumë sepse u kënduan kënget partizane në fillim të paradës, ajo ishte më e madhja”

“Po ta shohim me të kaluarën nuk është në atë nivel, arsyea mund të jetë se koha e stërvitjes është shumë e pakët në krahasim me atë që bëhej atë kohë, por në përgjithsi është e mirë”

Gazetarja: Keni nostalgji ndopak për paradat e asaj kohe ?

Po, cdo gje që sheh nga e kaluara do të thotë se ke kaluar një jetë

“Pas 12 viteve po e shikojmë njëherë, nuk mund ta krahasoj me të kaluarën sepse ka qënë shumë dinjitoze, kishte organizim të përsosur, i gjithë populli ishte në paradë, e gjithë ushtria, këtu sot nuk është as gjysma e popullit”

“Fantastike fare,më pëlqen përgatitja e të gjithë trupave”

Gazetarja: Kishit parë ndonjëherë më parë ?

Asnjeherë

Gazetarja: Po juve si ju duket ?

“Hapat, parakalimi më tepër, hera e pare që shikoj, shumë fantastike”

Për rreth 1 orë të dy krahët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë mbushur jo vetëm nga qytetarët por nga dhjetra forca të policisë së rendit të cilët kanë mbajtur rregullin dhe qetesinë në shëtitore./tvklan.al