Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dritan Prifti: “Nuk më pëlqyen lojërat që u bënë nga Partia Socialiste, herë pro, herë tërhiqemi, herë do bëjmë manovra politike, por mbi të gjitha votova pro saj, sepse respektojë historinë e Shqipërisë dhe në respekt të historisë së Shqipërisë, respektojë dhe të drejtat e popullsisë çame në Shqipëri. Sot kishte një orientim që të abstenonim për rezolutën, nuk janë seriozë as në sy të opinionit publik dhe deputeti ka personalitetin e vetë dhe nuk mund të luajë me personalitetin e vetë në qoftë se udhëheqja politike dëshiron të bëjë një gjë të tillë”.

Fatmir Mediu: “Unë mendoj që është një lojë politike, krejt e pavend, e palogjikshme dhe në këtë sens nuk e di se vërtetë përgjegjësitë janë jashtëzakonisht të mëdha, për të futur parlamentin në kolapse të tilla dhe për ta dëmtuar akoma më tej interesin për zgjidhjen e kësaj çështje dhe jo për ta futur në zgjidhje”.

“Mazhoranca socialiste tregoi një gjunjëzim total përpara qeverisë greke dhe në të gjitha aspektet dhe në marrëdhëniet midis dy vendeve. Megjithatë, ne asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për zgjidhjen e këtij problemi madhor”.

“Nuk është gjë tjetër veç një turp i madh i parlamentit shqiptar dhe i parlamentarëve shqiptarë, që kanë marrë edhe votat e çamëve. Në këtë kuptim, ne nuk do të ndalim luftën asnjëherë për të kërkuar të drejtën tonë”./tvklan.al