Elja Zotka: “Zoti Lubonja zoti Rama prej gjashtë muajsh ka vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar me Televizionin Klan, përveç atyre marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin ka të njëjtën përgjigje për çdo lloj pyetje që i bëhet si kryetar bashkie, ashtu edhe kryetar partie. A është normale një sjellje e tillë nga një politikan?

Fatos Lubonja: “Po ky është një qëndrim sipas mendimit tim i ngjashëm me bojkotin, dmth, që mund të gjykohet siç gjykohet bojkoti. Mendimi im ka qenë dhe mbetet se sistemi që kemi ndërtuar në të cilin ka marrë pjesë prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe vetë Edi Rama ka shumë defekte, edhe ai mediatik, edhe ai politik, por korrigjimi i këtij sistemi sidomos nga forcat që e kanë ndërtuar duhet bërë nga brenda duke marrë pjesë në institucionet, duke hyrë në parlament dhe duke bërë opozitën parlament, duke shkuar në Televizionin Klan dhe duke shprehur mendime dhe për TV Klan në TV Klan mendoj se është rruga më e shëndetshme për të përmirësuar, ndonëse jo e vetmja. Një forcë alternative, e cila mund të injoronte dhe të bojkotonte këto institucione mund të ishte edhe legjitime në këtë situatë, por nuk mendoj që këtë e përbën Edi Rama, i cili është në pushtet, është pjesë e këtij sistemi. Mund të ishte një grup të rinjsh që kërkojnë diçka tjetër fare, dmth,prandaj ai kontribuon negativisht mendoj unë në mekanizëm shumë të rëndësishëm të përmirësimit të këtij sistemi brenda vetë ingranazheve të sistemit, me aq sa mund të korrigjohen dhe për mendimin tim është një tregues jo i mirë se çfarë mund të bënte ky lider sikur të kishte në dorë të gjithë pushtetet siç ka aspiruar që t’i ketë dhe si mund t’i trajtonte mediat, edhe mediat që siç thashë kanë plot defekte, për të cilat ka dhe ai shumë mëkate, sikur të kishte në dorë të gjithë pushtetet”.

Robert Rakipllari: “Nuk është aspak normale, por kjo është një sjellje e vjetër e komunikimit politik të zotit Rama, i cili e ka përdorur edhe në raste të tjera dhe mendoj që e kanë nxjerrë efektin dhe nuk është momenti për ta përdorur përsëri nga ai. Unë mendoj që nuk është normale që politikanët, dmth, të jenë sensitivë ose të përcaktojnë politikat editorale të televizioneve apo të gazetave të caktuara. Kjo nuk është normale. Përgjegjësia e tyre në raport me publikun është që ata të përgjigjen dhe të jenë korrekt me mediat”.

Aleksandër Çipa: “Natyrisht që nuk mund të quhet korrektesë. Kjo është një formë tjetër e censurës, pavarësisht se kush e vendos këtë gjë, sepse është ndërprerje e komunikimit publik me një media, aq më tepër me një media, e cila është në një autoritet me audiencën shqiptare dhe me audiencën në tërësi. Ne do të donim të shprehnim reagimin tonë për këto raste, sepse këto raste jo vetëm që risjellin personalizimin e misionit komunikues midis një politikani dhe poseduesi të medias, por të cenojë në mënyrë të drejtpërdrejt të drejtën e informimit dhe të cënojnë kodet e etikës në komunikimin me publikun shqiptar”./tvklan.al