Opozita ka mbajtur protestën e 15-të para Bashkisë së Tiranës, nga ku kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të korruptuar.
Edhe këtë herë autoritetet nuk kishin vendosur gardhin metalik, por vetëm kordonin e policisë.
Edhe pse në këtë tubim munguan molotovët, protestuesit dogjën përsëri gomat para kordonit të policisë.
Ndryshe nga herët e tjera nuk pati përpjekje të zjarrfikësve të shuar flakët.
Ata ndërhynë vetëm pas largimit të protestuesve.
Në tubimin që zgjati rreth 40 minuta, nuk mungoi hedhja e vezëve.
Protesta u mbyll me lajmërimin se aksioni para Bashkisë së Tiranës do të vijojë të enjten para Kryeministrisë, në një tubim kombëtar.
Klan News