Një person ka humbur jetën në Brezovicë, si pasojë e një orteku, i cili e ka nxjerrë atë jashtë pistës së skijve.
Lajmin e ka konfirmuar, Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarëve të Kosovës, i cili tha se në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, ishin katër persona në pistë, tre prej të cilëve kanë shpëtuar, kurse njëri është rrëmbyer nga orteku.
Zëdhënës rajonal i policisë në komunën e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar po ashtu se një person kishte rënë në humnerë si pasojë e ortekut./ tvklan.al