Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë Euro për shkak të gjuhës fyese që përdori kryeministri Albin Kurti në tubimin e mbajtur në Pejë.

Ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka akuzuar Kurtin se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

Ankesa në fjalë është konsideruar si pjesërisht e bazuar nga PZAP-ja, e cila e dënoi VV-në me 3 mijë Euro.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë Euro edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkeljen e “Kodit të Mirësjelljes”.

Në ankesë  e Vetëvendosjes thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin./Klan Kosova