Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kufiri shqiptar është zgjuar sot nën breshërinë e armëve. Edhe sot kanë vazhduar provokimet e ushtrisë serbe ndaj pikave kufitare në Prefekturen e Kukësit. Sipas zëdhënësit të OSBE, Andrea Angjeli janë zhvilluar luftime në Dobrunë të rrethit të Hasit. Ky lajm është konfirmuar dhe nga burimet zyrtare shqiptare.

Sipas Ministrit të Informacionit Ulqini sot në mëngjes në një distancë prej 400 kilometrash larg kufirit shtetëror është qëlluar me armë në territorin shqiptar. Si pasojë e këtij zjarri është plagosur nënoficeri Shefqet Mula i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Zëdhënësi i OSBE-së konfirmon gjithashtu se nata e djeshme nuk ka shënuar mbrritje të refugjatëvë kosovarë. Pika kufitare e Hanit të Hotit ka pritur sot qindra e mijëra kosovarë të ardhur nga lufta./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili