Surpriza e kësaj mekatoje vere ka padyshim protagonist, Victor Osimhen. Edhe pse futbollisti më i kërkuar, nigeriani i ka dhënë kohë skuadrave të interesuara për të bindur Napolin. Për të paktën deri në muajin janar, Osimhen do të luaj me Galatasaray, në formulën e huazimit të thjeshtë nga skuadra italiane.
Kalimi tek gjiganti turk zbret klauzolën në 75 milionë euro, nga 130 që Napoli kërkonte për kartonin e tij. Diçka që ndihmon kryesisht Chelsea për të tentuar në të ardhmen firmën me sulmuesin.
Një tjetër detaj në klauzolën mes Osimhen dhe Napolit është se këtë shifër mund ta paguajnë vetëm 8 skuadra, me futbollistin që ka specifikuar edhe klubet. Bëhet fjalë për gjigant si Arsenal, Chelsea, Liverpul, Bajern Mynih, Real Madrid dhe PSG.
25-vjeçari nigerian zgjati kontratën me klubin italian deri në vitin 2026, teksa në rast se nuk ka oferta në muajin janar që bindin Napolin, marrëveshja mes palëve do të zgjatet edhe për një tjetër sezon.
26 golat e Osimhen e ndihmuan Napolin të fitonte kampionatin italian dy sezone më parë, por marrëdhënia mes palëve është përkeqësuar që prej fundit të atij edicioni. Në gjurmët e tij gjendeshin edhe skuadrat e Arabisë Saudite, teksa tek Galatasaray, Osimhen do të mbush boshllëkun e të dëmtuarit, Mauro Icardi.
Klan News