Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është duke kompletuar fushatën e remonteve, nisur prej prillit të këtij viti. Drejtori i OSSH Sahit Dollapi, tha për Televizionin Klan se kryerja e remonteve është një garanci më shumë për një furnizim të rregullt me energji për konsumatorin shqiptarë gjatë muajve në vijim.
Sahit Dollapi: “Remontet kanë filluar në muajin prill dhe momentalisht 20 tetor, rreth datës 20 tetor janë kryer mbi 90% e gjitha remonteve të planifikuara në fillim të vitit, pra remontet janë … me shërbimet ndaj pajisjeve elektrike në nënstacione e linja në kabina dhe në linja të tensionit të mesëm dhe tensionit të lartë. Kryerja e remontit do të thotë përmirësim në cilësinë e shpërndarjes së energjisë elektrike, do të thotë ulje e nivelit të defekteve, do të thotë zvogëlimi i kohës së defekteve, do të thotë zvogëlim i kohës pa energji të konsumatorëve”.
Krahas remonteve OSSH po vijon edhe me planin e investimeve.
Sahit Dollapi: “Investimet këtë vit shkojnë rreth 25 milion dollarë. Investimet janë të përqendruar në zonat informale, ku mungon rrjeti dhe .. shpërndarës, ku mungojnë elementet dhe infrastruktura e shpërndarjes së energjisë elektrike”.
Drejtori i OSSH-së tha se po puno het për rritjen e performancës, uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve./tvklan.al
Gazetari: Fjoraldi Zguro
Montazh: Ergis Hasanbelli