Fjorald Zguro: “Shqipëria është tashmë anëtarë me të drejta të plota e NATO-s. A është kjo një arritje?”

William Walker: “Mendoj se është një arritje shumë e madhe, absolutisht. Isha në Uashington kur erdhi kryeministri juaj përpara se ju zyrtarisht të bëheshit pjesë e NATO-s, dhe ne u takuam me ambasadorin Lugar, i cili është një senator amerikan shumë i respektuar dhe ai uroi Shqipërinë, uroi Sali Berishën për këtë arritje. Është monumentale. Mendoj se kjo do të thotë se ju jeni tani një partner me të drejta të plota në Europë, jeni partnerë me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe të gjitha këto vende që kanë qenë partnerë të NATO-s që nga fundi i luftës. Mendoj se është një arritje shumë e madhe për qeverinë.

Fjorald Zguro: “Muajin e kaluar gjithashtu, Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin e Europian. Si e shihni këtë?

William Walker: “E njëjta gjë, e njëjta gjë. Të gjithë e dinë që Europa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat, dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europë moderne, çka është e mrekullueshme.”

Fjorald Zguro: “Sa afër mendoni se do të jetë dita kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian?

William Walker: “Mendoj se po vjen, herët apo vonë, personalisht mendoj se është e mrekullueshme që në linjën e anëtarësimit në NATO ju keni kaluar përpara disa vendeve të tjera si Serbia, të cilët mendonin se do të ishin të parët që do të anëtarësoheshin. Mendoj se është një arritje shumë e madhe. Unë me të vërtetë uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë, dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë.”

Fjorlad Zguro: “Po në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare?”

William Walker: “Përsa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë, dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Europës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Europës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t’iu  besonte dikush në rast se do ti thoshit që kjo do të ndodhte. Unë mbaj mend që kur erdha për herë të parë këtu gjatë luftës, 1998 fillimet e 1999, u ula në aeroportin e Tiranës me një helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo është Europa dhe tani  në vij në aeroportin tuaj të ri e modern, ne nesër do të kemi një tunel dhe një autostradë. Jam shumë i impresionuar me ato që ka bërë gjatë viteve të fundit dhe këto ia dedikoj Sali Berishës.”

Fjorald Zguro: “Përmendet tunelin dhe autostradën, çfarë do të thotë ndërtimi i një vepre të tille infrastrukturore, për Shqipërinë dhe rajonin?”

William Walker: “Pak minuta më parë ne po flisnim për tunelin, për autostradën dhe kjo më thanë që është dera kryesore e Shqipërisë drejt Europës. Dhe unë them është po ashtu edhe dera e Europës drejt Shqipërisë. Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Unë nuk kam qenë këtu, por e kuptoj  që qeveria juaj ka patur shumë kritika, shumë njerëz menduan se ishin para të harxhuara kot, që ju kishit gjëra të tjera që duhet të bënit sesa të ndërtonit një autostradë, por unë mendoj se do të jetë një sukses shumë i madh. Sërish, në integrimin e Shqipërisë jo vetëm me Kosovën, me atë pjesë, me Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Europës, dhe të sjellë europianët nga vendet e tjera këtu. Ç’mund te them? Kush e mendoi këtë projekt, i takon merita. Nuk janë para të hedhura kot, jam i bindur për këtë.”…/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro