Fondi Monetar Ndërkombëtar është pozicionuar kundër planeve të qeverisë për uljen e normës së kontributeve shoqërore nga viti i ardhshëm. Shefi i misionit të FMN-së për vendin tonë Gerwin Bell është shprehur se Shqipëria do të fokusohet me tepër te reforma e pensioneve.

Gerwin Bell: “Sugjerojmë që lufta ndaj informalitetit të bazohet me tepër në masa që nxisin vetë deklarimet sesa urdhëresat që bëhen barrë për biznesin. Ne këshillojmë të mos ulet norma e sigurimeve shoqërore në këtë moment. Ne sugjerojmë të bëhen më tepër përpjekje për të hartuar një reformë pensionesh. E cila do të lidhë më fort sasinë e kontributeve dhe përfitimet. Kontribute me të larta do të thotë pensione më të larta.”

Për ministrin e financave Ridvan Bode përgjysmimi i kontributeve që bizneset do të derdhin për punonjësit, e krahasuar kjo me fundin e 2005 është një masë që tenton të ulë informalitetin në ekonomi.

Ridvan Bode: “Një numër i madh të punësuarish ende nuk janë kontribuues të skemës ose nuk paguajnë nivelin e duhur. Qeveria është shumë e interesuar për të luftuar këtë informalitet. Vendet e tjera të rajonit e kanë të gjithë nën 20 % të kontributit e sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi. Dhe ne po përpiqemi ta çojmë në mesataren e vendeve të rajonit.”

Deklaratat erdhën gjatë një konference të përbashkët për mediat  mes ministrisë së financave dhe FMN-së. Pas një javë diskutimesh në lidhje me hartimin e buxhetit të viti 2009.

Gerwin Bell: “Buxheti i 2009 duhet të marrë në konsideratë situatën globale, nuk duhet të japë një impuls fiskal. Nëse më pyesni sot për nivelin e matur të deficitit buxhetor që do të garantonte stabilitetin makroekonomik, mendoj se do të ishte diku te 3-3.5%.”

Ministri Bode theksoi vazhdimin e investimeve në infrastrukturë për 2009. Ku vetëm për rrugën Durrës-Kukës do të jepen edhe afro 360 milion dollar.

Ridvan Bode: “Viti 2009 do të jetë po ashtu në vit i rëndësishëm në realizimin e programeve të investimeve. Do të jenë mbi 7.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Pjesa që do të destinohet përsëri për investimet publike kemi programuar për vitin 2009 dhe 30 miliard lekë të reja të tjera për të financuar rrugën. Mendojmë që për vitin 2009 të reduktojmë deficitin buxhetor me rreth një pikë përqindje të GDP.”

Mes të tjerash shefi i FMN-së për vendin tonë vlerësoi rikthimin e inflacionit brenda objektivit të bankës së Shqipërisë, në një kohë më të shpejtë se parashikimet.

FMF kërkoi vigjilencë nga ana e bankës qendrore në kushtet e krizës globale financiare. Kuvendi unë ende nuk është prekur direkt. FMN nuk la pa shigjetuar OSSH-në nga e cila kërkoi rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro