Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli gjatë një takimi paraelektoral në qytetin e Burrelit ka rreshtuar disa nga arritjet në fushën e mjedisit. Xhuveli tha, se program i Partisë Agrare Ambientaliste e përfshirë në programin qeverisës ka mundësuar që gjatë këtij mandati të regjistrohen rezultate të kënaqshme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe rehabilitimin e zonave të nxehta.
Lufter Xhuveli: “Sigurisht asgjë nuk mund të përmirësohet ashtu siç do donim në një muaj të vetëm apo në një ditë të vetme apo dhe në një mandat të vetëm, por çështja është po të krahasojmë ç’është bërë në 4 vjet në krahasim me të shkuarën do të vërejmë ndryshime të mdhaja…”
Xhuveli shtoi se në mandatin e ardhshëm do të vijohet me projekte të tjera në mbrojtje të mjedisit. /tvklan.al