Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Aleanca Demokratike dhe ajo e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, kanë deklaruar sot, se nuk kanë ndërmend të largohen nga koalicioni Aleanca për Shtetin. Ne jemi në këtë koalicion tha, kryetari ekzekutiv i PAD Arben Imami dhe nuk flasim për situata hipotetike.

Arben Imami:- “Aktualisht nuk kam asnjë ftesë, ne jemi përgjithësisht shprehur për këtë çështje”.

Ndërsa sekretari i PBDNJ, Ligoraq Karamelo, pasi falënderoi Berishën, për konsideratën e shprehur tha:

Ligoraq Karamelo:- “Ne tani për tani ndodhemi në koalicionin qeveritar dhe kemi detyrime ndaj këtij koalicioni, kemi nënshkruar edhe një konventë bashkëpunimi midis partive të koalicionit dhe themi që do t’i qëndrojmë besnik respektimit të saj”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego