Procesi i aplikimit për dokumentin e ri identifikues të shtetasve shqiptarë, po shkon normalisht. Por për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që të aplikojnë brenda afateve këto zyra do të pu7nojnë me kohë të plotë edhe ditën e shtunë. Kjo ditë duket se shërben më shumë për qytetarët që gjatë javës janë në marrëdhënie pune.

“Shumë mirë, na krijon lehtësira aq më tepër neve që jemi në marrëdhënie pune.”

“Sa më shumë shërbime, sa më shumë korrekt ndaj qytetarëve është një lehtësi patjetër.”

“Po mirë të paktën sa për të na liruar ne që s’na linin nga puna.”

“Gjë shumë e mirë, të paktën ka kush të më sjelli, të paktën ka kush të mbajë fëmijët.”

Por edhe pse zyrat e aplikimit punojnë 6 ditë në javë dhe orari i tyre është mbi 8 orë në ditë përsëri në çdo qendër aplikimi ka radhë, kjo falë sensibilizimit të qytetarëve për t’u pajisur me dokumentin e ri identifikues./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Klodian Keçi