Zhvillimet e fundit në struktura e policisë dhe forcimi i shtetit ligjor, kanë marrë vlerësimet e ministrit të shtetit britanik për policinë, krimin dhe sigurinë Vernon Coaker. Gjatë vizitës së tij ministri për çështjet e Brendshme britanike pat takim me homologun e tij Bujar Nishani, ku u vlerësua roli i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe ai i funksionimit të policisë me standardet evropiane.
Bujar Nishani: “Me anë të asistencës teknike të siguruar nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian, misioni PAMECA 3 është prezent për të sjellë punën e policisë së shtetit më afër standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e policisë.”
Coaker pati takim dhe me kryeministrin e vendit Sali Berisha, ai u shpreh se vizita e tij ka për qëllim të rikonfirmojë mbështetjen e plotë të qeverisë së Britanisë së Madhe për reformat si dhe për anëtarësimin e plotë në NATO dhe hapat e mëtejshme të integrimit në BE.
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Coaker u takua dhe me presidentin Topi dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë Premçi, ku diskutuan marrëdhëniet ndërmjet palëve./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi
Operator: Klodian Keçi