Brukseli vishet “Kuq e Zi”.

Shqipëria është e ftuara e nderit në panairin “Kënaqësitë e dimrit” që mbahet çdo vit në zemër të Evropës. Në këtë mjedis Krishtlindjeje, të huajt mund të zbulojnë vendin tonë përmes produkteve të ndryshme dhe tingujve muzikës, siç ishte koncerti me muzikë dhome nga kuarteti i orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, arieve të kënduara nga sopranoja Enkeleida Çela dhe muzika e traditës interpretuar nga familja Qerimi.

Për ambasadën e Shqipërisë në Bruksel, përfaqësimi i Shqipërisë në këtë Panair është gjithëpërfshirës.

I organizuara nga Bashkia e Tiranës dhe Brukselit panairi “Kënaqësitë e dimrit” do të qëndrojë i hapur deri në 31 Dhjetor. 

Tv Klan