Një dite pas takimit me minatorët e Bulqizës, Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti deklaron ndërprerje të marrëveshjeve koncesionare me të gjitha ato kompani që nuk zbatojnë ligjin dhe në shkelje flagrante me të nuk kanë respektuar kushtet  teknike të punës, duke rriskuar dhe jetën e vetë minatorëve.

Duke ju referuar  takimit të së premtes me një përfaqësi minatorësh kreu i dikasterit energjetik deklaroi se ne Burrel dhe Bulqize asnjë koncesion nuk vazhdon që prej vitit 2001.

Për pasojë theksoi zoti Prifti ai koncesion do të jetë dhe objekt i grupit të punës që ka vendosur të ngrije ministria e drejtuar prej tij.

Dritan Prifti “Në Burrel dhe në Bulqizë pothuajse asnjë që nuk ecën në ritmin e duhur, është një koncesion i firmosur që nga vitit 2001, i cili dhe sot nuk zbatohet. Sipas marrëveshje së koncesionit, janë 120 milion dollar të cilat duhet të investohen në  Burrel dhe në Bulqizë, nuk janë investuar akoma as 10. Në minierën e Bulqizës kanë hyrë kompani shqiptare pa asnjë respekt ndaj rregullave të sigurisë, duke marrë jetë njerëzish. Në të gjitha rastet nëse do të rezultojnë shkelje flagrante të marrëveshjeve koncesionare, mungesë e theksuar e zbatimit ët ligjit e sidomos e kushteve të sigurisë ato koncesione do të hiqen.”

Gjate deklaratës për mediat, qe sipas zotit ministër do të jenë të përhershme çdo të shtunë në vijim, Prifti u ndal dhe tek ato qe ai i cilësoi manipulime në shtypin e shkruar.

Sipas tij gazeta “Zëri i popullit” dhe ajo “Tema” fabrikojnë shpifje të nxituara politikisht jo vetëm në lidhje me takimin e së premtes me një grup minatorësh, por dhe kundër anëtarëve të kabinetit të vetë ministrit./tvklan.al