Sipas MeteoAlb, vijon prezente qendra anticiklonare mbi Ballkan duke kushtëzuar në Shqipëri mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare përgjatë gjithë paradites.

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy skajet Verilindje dhe Juglindje të territorit, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi nga 30 – 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al