Të enjten, orët e paradites dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të shtohen gjatë mesditës duke gjeneruar shira të dobët kryesisht në zonat qendrore. Pasditja dhe orët e natës do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët por herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Meteoalb thotë se temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme në vlerat e tyre.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.