Disa nga shtretërit në Fshatin Olimpik ku atletët do të jetojnë dhe flenë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, do t’u jepen shoqatave lokale që u ofrojnë mbështetje për t’u strehuar të pastrehëve në kryeqytetin francez.
Një nga organizatorët e eventit, Marie Barsacq e përshkroi situatën e të pastrehëve të qytetit si “komplekse” dhe tha se ishte përgjegjësi e qeverisë dhe qytetit të Parisit të gjenin zgjidhje për ata që kalojnë në të tilla sfida.
“Kemi një projekt ku ne do të japim shtretërit e Fshatit Olimpik, disa organizatave që menaxhojnë strehimoret për të pastrehët në Paris. Pra në këtë mënyrë do të kontribuojmë në situatën komplekse për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Vizioni i Paris 2024 është jo vetëm lojëra më të qëndrueshme, por edhe të krjojmë në trashëgimi që transformon komunitetet e shton përfshirjen sociale.”
Paris 2024 është nismëtare e disa projekteve për njerëzit e pastrehë. Përveç donacioneve të shtretërve, projekte të tjera përfshijnë aktivitete sportive për përfshirjen e të pastrehëve, për t’i angazhuar ata nga ana sociale.
Në Fshatin Olimik pritet që të qëndrojnë rreth 15 mijë persona për eventin e rëndësishëm që do të presë kryeqyteti francez.
Facilitetet për strehimin e sportistëve janë ndërtuar me 30% karbon më pak për metër katror, e sipas organziatorëve ky është shembulli perfekt se banesat mund të ndërtohen me më pak karbon.
Klan News