Pirgje me plehra hasen në çdo hapësirë të gjelbërt
Ndërsa smogu që mbulon Tiranën zakonisht ka filluar të zhduket për shkak të ndalim-qarkullimit të makinave, në pikën më të lartë të kryeqytetit, pra në Malin e Dajtit, përballemi me një realitet asapak të këndshëm.
Edhe pse në një periudhë izolimi, duket se asgjë nuk i pengon qytetarët të hyjnë brenda Parkut Kombëtar për ta frekuentuar. Por pas piknikut mbetjet e drekës së konsumuar, nuk i hedhin në koshat e vendosura nga Bashkia apo nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, por i flakin nëpër lëndina.
Drejtori i kësaj agjencie, që mbulon të gjithë Parkun Kombëtar të Dajtit deri në Martanesh, shprehet se kanë dalë në punë, megjithëse me staf të reduktuar.
Ndërsa gjendja në të cilën është parku në tërësi, e shqetëson shumë. Sipas tij, nuk është në dorë vetëm të institucioneve, por edhe të vetë vizitorëve.
Shqetësim për të janë edhe biznesmenë apo qytetarë që zonat brenda parkut i kanë shndërruar në landfille.
Vishkurti ka edhe një thirrje për të gjithë ata që zgjedhin Dajtin si destinacion për të pushuar.
Përgjatë rrugëtimit në Parkun Kombëtar të Dajtit, i shpallur edhe zonë e mbrojtur, na u ofrua kjo pamje.
Klan Plus