Shqipëria ndodhet në situatë të vështirë energjitike. Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi deklaroi sot para deputetëve se për vitin 2000, do të importohen 1 miliard Kwh energji elektrike. Nga një vend që eksportonte energji, Shqipërisë i duhet të imortojë pasi është rritur tej mase konsumi i popullatës, i industrisë, prurjet teknike në rrjet dhe reshjet kanë qenë të pakta.

Ministri Muçi konsideroi propagandë elektorale pretendimet e deputetit demokrat Ilir Bano për situatën energjitike. Sot Parlamenti miratoi gjithashtu marrëveshjen për Italinë përsa i përket dhënies së 70 milion liretave ndihmë për sistemet e ujësjellësave dhe sistemeve me energji elektrike për kryeqytetin Tiranë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame