Sali Berisha: “Ky buxhet është dëshmi e një disipline fiskale të cilën dua ta nderoni. Disiplinën fiskale të autoriteteve doganore, të autoriteteve tatimore. Do t’u jap vetëm një shembull. Në tre vite rritja e të ardhurave nga TVSH-ja është 81%. Sot të bashkohemi sepse ky është me të vërtet buxheti më mirë i shpërndarë në historinë e këtij vendi. Në qoftë se zonat tuaja elektorale nuk janë në Skytower apo në Rogner apo në Sheraton bashkohuni me buxhetin të nderuar zotërinj”.

Ridvan Bode: “Ambienti nxitës dhe konkurrues që rrethon çdo biznes, politika e ndjekur për uljen e taksave, liberalizimi i licencimit dhe mbajtja e një kërkese aktive drejt janë bazë e kësaj rritje ekonomike të përshpejtuar. Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, rinovimi i teknologjive në sektorë të ndryshëm dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore kanë rritur eficencën e ekonomisë duke e kthyer këtë të fundit një…tepër, një faktor të rritjes ekonomike, megjithatë edhe sot për vitin 2008 për të tretin vit radhazi buxheti rezulton me suficit primar, vlera e të cilit arrin sa 3.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose e thënë ndryshe që ta kuptoni ju që thoni ça është kjo rreth 40 miliard lekë investime në infrastrukturë”.

Ilir Meta: “Me këtë ndryshim që bëni sot ju si jeni, për të gjithë vitin si jeni në raport me veten tuaj para shtatë muajsh kur na sollët këtu projektbuxhetin për investimet publike.”/tvklan.al