Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Lideri demokrat Berisha ka diskutuar sot me kreun e OSBE-së Ahrens për procesin elektoral të zgjedhjeve lokale. Përjashtimi i opozitës nga procesi i vendimmarrjes është shkelja e konventave ndërkombëtare tha Berisha. Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë individ të përzgjedhur nga presidenti Meidani për postin e lirë nga KQZ.
Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana, i kërkon qeverisë të rikthejë në parlament kodin e ri elektoral.
Jemin Gjana, Nënkryetari i PD:- “Mendoj që ka edhe një shans të fundit për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Kërkesa që u bë në tryezën e organizuar nga Meidani e ambasadori Ahrens, e mbështetur me të njëjtën gjuhë nga përfaqësuesi i KE-së në Shqipëri, dhe nga përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, lidhur me kontestimet e nenit 153 dhe ndryshimin e tij. Ky është një rast për t’ju rikthyer dhe disa problemeve të tjera, që kanë të bëjnë me ato amendime që paraqiti opozita kur u miratua kodi elektoral”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame