3 ditë para votimit në parlament të dekretit të presidentit për ndryshimet në qeveri, kryeministri Nano urdhëron kthimin e disa prej pronave të familjes mbretërore, duke filluar me vilën e Durrësit, ndër favoret që kryeministri Nano i ka bërë familjes së mbretit Zog është paisja e antarëve të familjes me pasaporta diplomatike, eveniment i cili ndodhi menjëherë pasi dy deputet legalist sfiduan opozitën duke votuar përkrahë socialistëve për mbylljen e duty free shop, gjë e cila kushtëzonte në fillim të këtij viti nënshkrimin e marrëveshjes me FMN.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Legalitetit Murat Basha deklarojë për televizionin Klan se vota e legalistëve këtë herë do të jetë kundër kryeministrit Nano.
Murat Basha: “Kjo nuk mund të bëhet me një pazar që për mendimin tim është i turpshëm, që deputetët e legalitetit dhe përfaqësuesit politik të shiten dhe të blihen. Ne nuk mund të shesim votën tonë e cila është një votë opozitare, kundër kësaj qeverie sepse jemi në opozitë me këtë qeveri, për të marrë disa prona. Partia Lëvizja e Legalitetit duhet dhe do të votojë kundra ditën e hënë në parlament”.
Të njëjtin qëndrrim ka mbajtur dhe Ekrem Spahiu, kreu i legalistëve i cili është shprehur se jo vetëm do të votojnë kundër ndryshimit në qeveri, por se janë të mendimit se vetë Nano duhet të jap dorëheqjen./tvklan.al