Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjatë paradites në Partinë Socialiste është zhvilluar mbledhja e kryesisë, ku është vendosur, që të 15 anëtarët e saj të delegohen në prefekturat e Shqipërisë, për të mbikëqyrur zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Gazetarja:- Do votojnë njëherë nesër në mëngjes dhe pastaj do nisen?

Bardhyl Agasi:- “Patjetër do të votojmë, do japim votën tonë si qytetarë dhe pastaj do të shkojmë pranë komiteteve drejtuese të partisë së rretheve”.

Anëtari i kryesisë Agasi do të jetë në Korçë menjëherë pasi të ketë shprehur vullnetin e tij politik herët në mëngjes, me t’u hapur kutitë e votimit. PS do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 1 Tetorit. Në mbledhjen e kryesisë është rekomanduar që komisionerët socialistë të jenë të kujdesshëm, të shmangin incidentet dhe të respektojnë kodin elektoral, në të kundërt komisionerët do të përballen me ligjin dhe me partinë në pushtet./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj