Lajme Arkiva 2003
Partia Socialiste nuk do të tolerojë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht nga deklaratat e presidentit të republikës dhe ndërkombëtarëve. Kreu i komisionit parlamentar për çështjet kushtetuese dhe ligjet Spartak Braho, thotë se për KQZ-në është zbatuar ligji. Një ndërhyrje e mundshme mund të realizohej vetën nëse:
Spartak Braho: Në qoftë se institucionet ndërkombëtare do ta rekomandojnë që të shkelët ligji dhe kushtetuta shqiptare, gjë që është e pamundur të ndodhë, atëherë ajo natyrisht do të ketë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit dhe të kushtetutës, por Partia Socialiste është e vendosur të zbatojë ligjin dhe kushtetutën.
Seanca e radhës në Parlament do të diskutojë mbi aktin normativ të policisë së shtetit ku Partia socialiste i ka lënë në dorë Partisë Demokratike, ndryshimet e ligjit, por duket se optimizmi i socialistëve do të kundërshtohet nga demokratët sipas të cilëve, një akt i tillë nuk merr jetë sepse bie në kundërshti me ligjin.
Partia Demokratike pret balancim të KQZ, në rast të kundërt strukturat drejtuese të kësaj partie do të marrin vendim nëse do të bojkotohen apo jo zgjedhjet lokale.
Edi Paloka: Jemi të sigurt që do të balancohet KQZ-ja
Gazetarja: Po në rast se nuk do të balancohet?
Edi Paloka: Atëherë do të ketë vendime politike. Ka struktura të Partisë Demokratike që marrin vendime.
Edi Paloka dha këtë koment gjatë një konference për shtyp ku denoncoi një akt tipik dhune të bandës së Nanos siç e quajti zëdhënësi i partisë ngjarjen e Korçës ku efektiva të policisë kriminale, kishin dhunuar makinën dhe banesën e kryetarit të Partisë Demokratike në këtë qytet Thoma Nini./tvklan.al