Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Socialdemokrat Skënder Gjinushi prezantoi dje kandidatin e kësaj partie për qytetin e Vlorës Dule Harizaj. Në fjalën para elektoratit socialdemokrat zoti Gjinushi theksoi se vota për këtë parti dhe mazhorancën e majtë është votë për stabilizimin dhe qeverisjen e Vlorës.
Në vazhdim kryetari i kësaj partie i ftoi zgjedhësit të bëjë krahasimin e qeverisjes në përfaqësimin e mazhorancës së majtë me atë të djathtë dhe theksoi se Partia Socialdemokrate dhe e majta di të mbajë premtimet si në Tiranë, Vlorë dhe në të gjithë vendin.
…
Kryetari i Partisë Demokristiane Nikollë Lesi zhvilloi një miting në qytetin e Pogradecit.
Nikollë Lesi: Nëse populli i thjeshtë nuk i shpërndan votat këtë radhë në parti të ndryshme, parashikoj trazira politike në fund të këtij viti. Ndaj një rol për të ndalur vrapin, oreksin dhe inatin e secilit prej dy të mëdhenjve të politikës shqiptare, pra Nanos dhe Berishës, mbetet që ju dhe të gjithë ju shqiptarët e thjeshtë ti ndani votat edhe brenda familjes duke mos i lënë vetëm për një parti.
…
Edhe kandidatët që do të konkurrojnë për komunat e vendit janë hapur fushatën elektorale. Kështu kandidati për komunën e Petrelës Ylli Kupi ka qenë përpara banorëve të kësaj komune në një miting të zhvilluar në fshatin Petrelë. Kandidati në fjalë është edhe kryetari aktual i komunës së Petrelës.
Në fjalën e mbatur para elektoratit kandidati Kupi ka theksuar se ai do ti çojë më tej punët e nisura për fshatrat e kësaj komune. Ai ka premtuar se do të ketë më shumë rrugë, ujë të pijshëm, objekte social kulturore si edhe do të vazhdojë investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
…
Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia ka bërë prezantimin e kandidatëve të saj në njësinë vendore të Dibrës. Kryetari Spahiu në fjalën e tij ka theksuar se Dibra ka qenë mbështetëse e mbretit Zog në vitin 1924, ka votuar për mbretërinë në vitin 1997 dhe ka deputetin e saj për zonën e Dibrës.
Është hera e parë që kjo pati i ka vendosur kandidatët e saj në të gjithë njësitë vendore të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë. Në emër të kandidatit të kësaj partie ka mbajtur fjalën për bashkinë e qytetit të Dibrës Selman Agolli./tvklan.al