Dmitriy Podstrelov është afrimi i parë te Partizani në këtë merkato dimri. Sulmuesi bjellorus ka firmosur për një vit e gjysmë me të kuqtë e kryeqytetit.
26-vjeçari luan në të dyja krahët e sulmit, por i preferuari është i djathti. Prej një viti, Podstrelov ishte pjesë e Dinamo Minsk, ndërsa më herët ka luajtur edhe me BATE Borisov e Soligorsk.
Sulmuesi numëron gjithashtu edhe 14 ndeshje me kombëtaren e Bjellorusisë, ku ka shënuar edhe një gol. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare të moshave.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Dmitri Padstrelau. Sulmuesi nga Bjellorusia bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës së fundit te Dinamo Minsk. 26 vjeçari në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Dnjepër Mogilev, Shaktjor Soligorsk, Kaspi Aktau dhe Bate Borisov. Podstrelov ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysmë”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
/tvklan.al