Orges Shehi debuton me fitore te Tirana 

Pa gola përfundoi kryendeshja e javës së 17 të Superligës mes Partizanit dhe Vllaznisë e luajtur të dielën në Elbasan.

Sfida u zhvillua në një shi të dendur, por gjithsesi loja pati ritëm. Në pjesën e parë ishin lojtarët e Vllaznisë që patën mundësitë më të pastra të shënimit, por portieri Alban Hoxha dhe mbrojtja të kuqve ia mohoi golin.

Në të dytën futbollistët e Partizanit u shfaqën më kërkues, por nuk arritën të festonin. Kjo pikë e marrë e mban diferencën të pandryshuar në 9 mes dy skuadrave që zhvilluan më shumë se 30 minuta me 10 futbollistë, pasi Bitri dhe Krymi morën kartonë të kuq. Orges Shehi debutoi me fitore te Tirana.

Bardheblutë mundën Apoloninë me rezultatin 1 – 0 falë golit të shënuar nga Taulant Seferi në minutën e 77’, i pari për të me Tiranën. Pjesa e dytë e kësaj sfide nisi me disa minuta vonesë, pasi streha e tribunës së stadiumit të Fierit lëkundej për shkak të erës së fortë. Laçi triumfoi me rezultatin 1 – 0 në përballjen direkte me Teutën.

Sfida u vendos me golin e Mentor Mazrekajt, i cili ishte njeriu i suksesit edhe ndaj Tiranës. Kurbinasit shpërdoruan edhe një mundësi. Penalltia e Kyrian Nëabueze u prit nga Stivi Frashëri. Ndërkohë pas humbjes 4 – 0 të Skënderbeut në shtëpi ndaj Kukësit, klubi korçar ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Julian Ahmataj.

Tv Klan