I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtari i njohur Aurel Thëllimi vjen me një rrëfim ndryshe. Teksa flet për pjesëmarrjen e tij në “Kënga Magjike” dhe këngën e tij “Hajde” ai zbulon dhe planet që ka për të ardhmen.

“Do doja shumë të ndërtoja një recital timin”, është kjo ‘ëndrra në sirtar’ e këngëtarit teksa ai vetë shprehet se është në planet e tij të afërta.

Aurel Thëllimi: Unë gjithmonë kam pasur në dëshirën timen që të ekuilibroj audiencën shqiptare me këngët e mia dhe me muzikën që unë kam dashuruar dhe kam bërë shkollën, që është ajo operistike. Do të doja shumë që të ndërtoja një recital timin të tillë, që do të jetë me orkestër simfonike, por të ndërthurur me klasiken dhe me muzikën time të bërë enkas për Aurel Thëllimin. Ne kemi kompozitorë shumë të mëdhenj shqiptarë që kanë shkruar aq bukur muzikë shqip.

Rudina Magjistari: Jam e sigurt që do të ishte koncert shumë i bukur.

Aurel Thëllimi: Të shpresojmë. Gjithmonë ngelet në planet e mia, por jo të largëta, në planet e afërta./tvklan.al