Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi sërisht u mundua të thyej traditën e liderve politik të Kosovës, që takohen vetëm me ftesën e Umnik-ut, por as sot nuk ja doli. Rexhepi tani për tani nuk do të ftojë më kryetarin Rugova pasi dy herë rradhazi ai refuzojë ftesën e tijë, me arsyetimin se takime të tilla janë të panevojshme pasi Kosova i ka institucionet e veta legjitime. Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova në këtë takim ishte ftuar në cilësinë e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Atë që Rexhepi nuk po mundet ta realizojë prej dy javësh me gjasa do ta bëjë administratori Shtajner, i cili ka vendosur një takim të ngjashëm për të mërkurën. Kështu liderat i mbledh Shtajner dhe jo Rexhepi.

Bajram Rexhepi: “ Ne biseduam pak a shumë lidhur me temat të cilat janë diskutuar në javën e kaluar, mirëpo që të debatojmë aq gjatë nuk ishte i gjithë formacioni në të cilën është barabartë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt do të realizohet një takim ashtu si është paraprirë”.

Sidoqoftë ekipi Thaçi dhe Haradinaj biseduan sëbashku arritjet dhe dështimet e qeverisë gjatë vitit të kaluar. Në mesin e pikave të diskutuara për vitin e kaluar u përmendën edhe prioritetet e qeverisë për këtë vit.

Bajram Rexhepi: “ Tema e diskutimit ka qënë e planifikuar me pika që janë paraqitur javën e kaluar, pra një efikasitet dhe funksionim më i madh i qeverisë”.

Qeveria e Kosovës është krijuar me 27 Mars të vitit të kaluar në bazë të një marëveshje politike për bashkëqeverisje midis dy subjekteve më të mëdha Shqiptare. Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ishin nënshkruesit kryesorë të kësaj marveshje e cila i dha fund bllokadës institucionale../tvklan.al