Kritikat e tifozëve ndaj Elsi Hysajt nuk janë anashkaluar as nga artistët e muzikës. Mc Kresha, reperi i njohur nga Kosova i cili është edhe dashamirës e ndjekës i sportit, madje edhe është licencuar si trajner i UEFA-s në kategorinë C, i ka dalë në mbrojtje kombëtares kuq e zi.

Në një postim në InstaStory, anëtari i PINT ka bërë thirrje për mbështetje ndaj ekipit edhe në humbje e jo vetëm në fitore. Ndër të tjera, ai shton se lojtarët nuk duhen ofenduar, por vlerësuar për mundin e djersën në fushë.

“Futbolli, sporti më i dashur për ne është lojë ekipore ku për çdo fitore të arritur ndajmë meritat  mes nesh, por edhe për çdo humbje marrim përgjegjësinë bashkërisht, andaj mos t’i ofendojmë lojtarët tanë, por t’i duam e të jemi mirëënjohës ndaj tyre për mundin dhe djersën që lënë në fushë, për të arritur këtu ku jemi në këtë Euro 2024. Të ëndërrojmë së bashku! Forca Shqipëri!”

Një tjetër reagim mbështetës ka ardhur edhe nga këngëtari Shkumbin Ismaili.

Kokën lart djema!”, shkroi ai krah një fotoje të djemve të kombëtares që e ka postuar në InstaStory.

/tvklan.al