Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku dhe ndan me ndjekësit e tij imazhe e video të ndryshme përsa i përket jetës së tij profesionale dhe asaj personale.
Së fundmi, artisti ka publikuar një foto të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, gjë që mesa tregon reperi nuk u paska pëlqyer disa prej fansave të tij.
Pas këtij postimi, artisti ka publikuar një status në “InstaStory” ku është shprehur se ‘ka një mijë ndjekës më pak por që do të vazhdojë të krenohet me ata.’
“Po e shoh që 1000 ndjekës më paskan hequr vetëm pse kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën. Jam gjithmonë me ata të dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po turp duhet të ju vijë, aq di të ju them. Hajde natën e mirë”, u shpreh ai në InstaStory./tvklan.al